Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Mimoza Ahmetaj, theksoi se aderimet e reja do të kenë një ndikim pozitiv për partinë e tyre.
Ajo shtoi se PDK është gjithmonë e hapur për ata që besojnë në idenë, platformën dhe programin e kandidatit për deputet të kësaj partie, Bedri Hamzës.
“Natyrisht që do të ketë efekt pozitiv dhe kjo tregon se PDK është e hapur për të gjithë ata që besojnë në idenë, platformën dhe programin e z,Hamza dhe të PDK-së’’ shprehet ajo.
Ahmetaj, potencon se si PDK janë të hapur çdo here për aderime të reja dhe sipas saj, ato i konsiderojnë si aset që mund të i kontribuojnë vendit.
‘’Ne çdo herë jemi të hapur për ardhje të reja dhe çdo herë ato ne i konsiderojmë si aset që i kontribuon vendit dhe shoqërisë kosovare dhe për ta implementuar programin e z.Hamza dhe të PDK-së’’ tha ajo për FrontOnline.
Nënkryetarja e PDK-së, thotë se nuk e përjashtojnë mundësinë edhe të aderimeve tjera.
‘’Ne asnjëherë nuk e përjashtojmë mundësinë e aderimeve të reja deri në momentin e fundit’’ deklaroj Ahmetaj.