Rryma të ngrohta ajrore vazhdojnë të depërtojnë mbi rajon, që do të mbajnë temperaturat lartë mbi vlera mesatare për këtë periudhë të vitit.
Ndërsa ditëve të para të vitit 2021 parashihet të mbajë mot më stabil me më shumë intervale me diell, e temperaturat mbeten mbi vlera normale, megjithëse me një trend të rënies.
Erërat e parashikuara që pritet të fryjnë nga krahu jugor, do të shpërndajnë ndotësit ajror, e indeksi i clësisë së ajrit do të mbetet rreth vlerave të mjaftueshme dhe mesatare. Vetëm në raste kur erërat qetësohen, atëherë indeksi i cilësisë së ajrit kalon në vlera të dobëta dhe shumë të dobëta.
30.12.2020 – Mot i butë, me diell dhe vranisra. Në perëndim të vendit përreth viseve malore me reshje lokale shiu. Më vonë në mbrëmje reshje lokale shiu priten edhe në pjesë tjera të vendit. Në vise malore priten edhe të reshura bore. Temperaturat në vise të ulëta 5C deri 14C, e në vise malore 1C deri 5C. Do të fryjë erë mesatare dhe mesatarisht e fuqishme nga krahu jugor 5-13m/s. I