Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Parkoi veturën në vend të gabuar, Justini gjobitet nga Policia

nga Revista Kosovarja

Justin Bieber është bërë sërish pjesë e lajmeve rozë, këtë herë për një incident të sikletshëm në publik.

Mbi artikull

Këngëtari 31-vjeçar u fotografua duke mbajtur me zor pantallonat e gjera xhins, ndërsa ndodhej në një vizitë në “First Credit Bank” në West Hollywood. Duket se kishte harruar të vendoste një rrip, dhe kjo e detyroi të mbante pantallonat me dorë ndërsa ecte, duke tërhequr vëmendjen e kalimtarëve.

Për më tepër, ndërsa ishte në bankë, një oficer trafiku i vendosi një gjobë për parkim të gabuar, pasi Bieber kishte lënë SUV-në e tij të bardhë në një vend me afat njëorësh pa paguar.

Por përtej vëmendjes së pamjes, Justin u përball edhe me kritika për mënyrën si iu drejtua bashkëshortes Hailey Bieber.

Ai pranoi publikisht se më herët i kishte thënë Hailey-t se “nuk do të ishte kurrë në kopertinën e Vogue” – një koment që tani e ka quajtur të papjekur dhe të nxitur nga ndjenja hakmarrjeje. Hailey u shfaq së fundmi në kopertinën e parë solo të Vogue US, një arritje që Justin tani e feston, por edhe e përdor për të kërkuar falje për fjalët e së kaluarës.

Me sa duket, Justin po përpiqet të balancojë jetën e tij mes gafave publike, pasioneve kreative dhe reflektimeve personale.

Moneytizer Paragrafi 4

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]