E dashura modele e futbollistit Cristiano Ronaldo, 35 vjeç, dukej e bujshme ndërsa pozonte në bikini.
Georgina, 27, shfaqi bustin e saj të bollshëm, belin e vogël dhe këmbët e tonifikuara në veshje, shkruan Daily Mail.
Flokët e saj të zeza ishin të stiluara të hijshme dhe të drejta, ndërsa grimi i saj i lehtë vetëm sa theksonte tiparet e saj të bukura.
Nuk është hera e parë që Georgina modelon për markën e rrobave të banjës, e cila relizoi një sesion fotografik në Prill dhe Mars.
Në fillim të kësaj jave, Georgina Rodriguez ofroi një paraqitje të shkurtër të mënyrës së saj të jetesës, ndërsa u përqafua pranë të dashurit Cristiano me një avion.
Modelja hyri në Instagram të enjten për të ndarë fotografitë e saj të qetë pranë të dashurit të saj futbollist ndërsa përgatiteshin për fluturimin e tyre.