fbpx

Pas 32 vitesh shpallet i pafajshëm

nga Revista Kosovarja

Një burrë i dënuar padrejtësisht për vrasje u shpall i pafajshëm dhe u lirua, pasi kaloi 32 vite në burg.

Gilbert Lee Poole Jr, 56 vjeç nuk e ka pranuar asnjëherë vrasjen, për të cilën akuzohej dhe thotë: “Nuk kuptova së çfarë ndodhi në 1988 kur u gjykova për një vrasje që nuk e kisha e bëra.”

Autoritetet njoftuan se 56 vjeçari ishte i pafajshëm, kur analaizat e gjakut të gjetur në trupin e viktimës nuk përputheshin me ADN e Poole, raportojnë mediet e huaja.

Poole tha në gjykatë : “Kam kaluar dekada duke mësuar, lexuar dhe studiuar drejtësi. Por asgjë nga ato nuk po funksiononte për mua. Deri sa fillova të besoj në një fuqi hyjnore, te Zoti.”

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]