Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Pas akuzave ndaj njëri-tjetrit në BBVA, a do të bashkëpunonte Einxhel sërish me binjakët Veshaj?

nga Revista Kosovarja

Einxhel Shkira ka qenë e ftuar në “Zemër Luana” ku në një nga lojërat u pyet nëse do të punonte sërish me vëllezërit nga Vlora.

Mbi artikull

“Dua të shoh kontratën dhe sa është pagesa, pastaj flasim”, u shpreh ajo.

Ajo madje në një bisedë me fansat në rrjete sociale shtoi se nuk do të shkonte as në emisionin e tyre “Më lër të flas”, pa iu ofruar një pagesë e caktuar.

Moneytizer Paragrafi 4

Të njëjtit duket se tani nuk ruajnë raporte të mira me njëri-tjetrin.

Kujotjmë se, dyshja, të cilët qenë pjesë e Big Brother vitin e kaluar, bënë disa akuza ndaj njëri-tjetrit brenda shtëpisë së famshme.

Shkira theksoi se vëllezërit Veshaj e kishin përjashtuar nga puna kur kishte bërë aksident me makinë.

Donaldi në anën tjetër tha se Einxheli ishte e papërgjegjshme në punë dhe shpesh ishte vonuar për programin.

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]