fbpx

Pas bukurisë së verës fshihet rreziku, shtohen pickimet nga gjarpërinjtë dhe merimangat

nga Revista Kosovarja

Këtë verë, jo vetëm vapës duhet t’i ruheni. Gjarpërinjtë dhe insektet helmuese janë shtuar ndjeshëm dhe mjekët sinjalizojnë rritje alarmante të rasteve me pickime.

Vetëm në urgjencën e QSUT, çdo javë paraqiten të paktën tre pacientë të pickuar nga gjarpërinj, kryesisht nga zonat rurale. E ndërsa kjo situatë po konsiderohet si një pasojë direkte e temperaturave ekstreme dhe mungesës së ujit në natyrë, rreziku nuk ndalet vetëm këtu.

Një 19-vjeçar nga Cërriku u paraqit këtë javë në spital me komplikacione të rënda kardiake, pas pickimit nga merimanga e zezë, një rast i rrallë, por shumë i rrezikshëm.

Sipas mjekes Jeta Deda, tashmë janë marrë masa për të pajisur qendrat shëndetësore verore me mjekime specifike për raste të tilla, që të mos humbet kohë me transportimin në spitale qendrore.

Megjithatë, ndryshe nga mushkonjat, ndaj gjarpërinjve nuk lejohet përdorimi i kimikateve, për të mos dëmtuar ekosistemin. Kjo i lë qytetarët edhe më të pambrojtur përballë këtij rreziku në rritje.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]