Donald Veshaj ka folur sot për herë të parë, nëse nuk përfshimë këtu emisionin e tij, që pas daljes nga “Big Brother VIP”.
Aktori ka qëndruar në heshtje gjatë gjithë këtyre javëve ndonëse ka qenë qendra e vëmendjes. Pas “Më lër të flas”, ku përveçse përmendi disa herë Borën, nuk zbuloi asnjë detaj për jetën personale,
Donaldi ka qenë sot i ftuar në “Wake Up” bashkë me Romeon, ku sërish është treguar i rezervuar. Duke folur për emisionin e tij të ri, Donaldi u shpreh:
Të pyetur se kush nga vëllezërit Veshaj ka bërë më shumë vajza për të qarë, Donaldi tha se “Askush nuk niset për të lënduar dikë.” Ndërsa hera e fundit që ai ka qarë tregoi se ishte: “Kur fola me një zonjë që kishte humbur vajzën në moshë të re dhe vetë vuante nga një sëmundje e rëndë.