Mihrije Braha është një emër mjaft i dashur nga publiku, po aq edhe mjaft e komentuar.
Ndonëse ka vite të gjata në skenën muzikore kjo nuk e ka zbehë simpatinë e fansave ndaj saj, shkruan “Kosovarja”.
Ajo dhe Naimi janë prindër të një djali, i cili ndryshe prej prindërve nuk ekspozohet në media.
E duke qenë edhe nënë, Mihrija ka arritur të kujdeset mirë për veten aq sa të mos e lëjë këtë përshtypje.
Përderisa vazhdimisht fotot e saj kishin përbërje 90 përqind photoshop dhe 10 përqind origjinalitet, sot është kthyer e kundërta.
Mihrija kohët e fundit, pas shumë e shumë vitesh ka vendosë të tregojë fytyrën e vërtëtë, pavarësisht edhe rrudhave që i theksohen.
A thua pse e bëri pikërisht tani prej pleqërisë, kur koleget e saj e bëjnë të kundërtën./Kosovarja/