Pasi bëri bujë me intervenimin e rrallë që kreu duke rritur të pasmet, pamje nga procedura e të cilit i publikoi pa komplekse në rrjete sociale, Linda Halimi vjen me një tjetër lajm.
Këngëtarja shqiptare ka zyrtarizuar hapjen e llogarisë në platformën “Onlyfans”.
Kjo platformë ofron foto/video shpesh edhe të përmbajtjes eksplicite kundrejt abonimeve mujore.
Në llogari, Linda ka 58 postime e 7 fansa teksa tarifa mujore e abonimit është 35 dollarë.
E pyetur se përse ka vendosur të hapë një llogari të tillë, Lindita që është nënë e një vajze ka deklaruar se e ka “hapur për të parë fundshpinën e saj” e cila është edhe më seksi pas intervenimit.
Nuk dihet se çfarë pamje do të publikojë Linda aty dhe deri ku do të shkojë, por duke ditur tarifën nuk besohet se dikush paguan për të parë foto që mund t’i shohë edhe në Instagram.
Kujtojmë se në “Onlyfans” llogari ka edhe Enca Haxhia.