Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Pas fitores ishte më aktivi . Pse po hesht qe 18 ditë Glauk Konjufca

nga Revista Kosovarja

Njeriu i dytë më i votuar nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, pak ditë më parë u pa në një ambient të hapur krah Albin Kurtit dhe bashkë-partiakëve të tjerë. 

Mbi artikull

Megjithatë, heshtja e tij vazhdon edhe pas 18 ditësh duke rikthyer spekulimet mbi atë që po ndodh në këtë parti.

Për herë të fundit, Konjufca kishte folur në një emision debutues më 24 prill kur në mënyrë indirekte kishte kritikuar Kurtin për deklaratën e tij se “ShBA-ja kishte bërë presion për rrëzimin e qeverisë së tij.

Sipas Konjufcës, ishte gabim të thuhej që ShBA-ja e ka rrëzuar Qeverinë. “Ne mund të themi që emisari i presidentit Trump nuk është i kënaqur me reciprocitetin, por unë nuk mund të them që Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si shtet, e kanë rrëzuar qeverinë e Kosovës.

Moneytizer Paragrafi 4

Është gabim.” – kishte deklaruar ai. Në po të njëjtin emision ai kishte kritikuar edhe deklaratat e ish këshilltarit të Kurtit, Shkëlzen Gashit dhënë për T7 ku sulmonte luftën e pjesëtarëve të UÇK-së dhe konsideronte që Dick Marty kishte qenë mik i shqiptarëve.

Konjufca kishte thënë – para se Gashi të shkarkohej – se ky i fundit nuk do të mund të bënte pjesë në kabinetin e tij.

Pas këtyre deklaratave pasoi një heshtje e gjatë, që tani mbërrin në 18 ditë. Para publikut ai ishte shfaqur vetëm më 9 maj,kur Liburn Aliu kishteshfaqur një fotografi ku dukej në një fotografi me kryeministrin Kurti dhe Glauk Konjufcën.

Sidoqoftë, heshtja e ministrit të Punëve të Jashtme vazhdon ndërkohë që Vetëvendosje ka mohuar se ekzistojnë fërkime mes dyshes më të votuar të saj.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]