Ditën e djeshme (e diel) një 20 vjeçare është dërguar pa shenja jete në Qendrën Emergjente në Ferizaj.
Nga Policia e Kosovës është cilësuar si “Vrasje e rëndë” dhe deri më tani është arrestuar një i dyshuar, kurse i dyshuari i dytë gjendet në arrati.
Të njëjtit thuhet se kanë keqtrajtuar fizikisht të ndjerën, që si pasojë e lëndimeve të marra ka ndërruar jetë.
Lidhur me rastin, reagimet kanë qenë të shumta nga politikanë e personazhe publike, të cilët theksuan se është një tmerr ajo që përjetojnë vajzat dhe gratë në Kosovë.
Adriana Matoshi, njëra nga artistja shqiptarëe që shprehi mllefin e saj rreth kësaj ngjarje tragjike.
“Sa Dardani ec lirshëm në rrugë veç një Zot e di. Tmerr çfarë po përjetojnë vajzat dhe gratë tona. Qe sa vjet themi, ‘ishalla’ rasti i fundit, e rastet veç po rriten e po bëhen më të tmerrshme. Duhet një gjetje, një s’po di çka që ia futë në palcë frikën idiotëve dhe vrasësve, përndryshe shumë poshtë.
Më e keqja për ato nëna që përjetojnë dhunë në prezencë të fëmijëve e traumat po e bëjnë të veten pas një kohe.
Nuk kam fjalë”.