Semi Jaupaj së bashku me Arditin, Sabianin, Granitin dhe Monikën, dolën nga dhoma e dënimit duke kryer ditët e mbyllura ku nuk do të shihnin pjesën tjetër të banorëve.
Duke qenë se dënimi i tyre zgjati një ditë prap se prap kanë ndjerë mungesën e njëri tjetrit, shkruan “Kosovarja”.
Kështu sapo ju erdhi lajmi që mund të dalin nga dhoma e dënimit banorët u përqafuan me njëri tjetrin, por përqafimi që nuk pritej fare ndodhi në minutat e parë të daljes së tyre nga dhoma e dënimit.
Derisa Semi ishte në oborr duke i rrëfyer Donaldit se çfarë kanë kaluar në dhomën e dënimit vjen Fifi dhe Semi shkon me vrap drejt saj dhe i hidhet në përqafim.
Fifi e bëri veprimin e njëjtë duke ia kthyer përqafimin derisa qëndruan të përqafuar disa sekonda.
Si duket vajzat i kuptuan mirë gabimet e tyre dhe po mundohen ta rregullojnë raportin e tyre brenda shtëpisë së famshme BB VIP.