Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Pas infektimit me Covid 19, Ramiz Lladrovci përfundon në spital

nga Revista Kosovarja

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, është shtrirë në spital pas infektimit me COVID-19.

Se Lladroci po trajtohet në spital e ka konfirmuar , drejtori për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në këtë komunë, Arsim Haxhiu.

Sipas tij, gjendja e Lladrovcit është stabile.

“Po, është në observim klinik në SHSKUK nga e mërkura. Gjendja e tij është stabile”, ka thënë Haxhiu për Express.

Moneytizer Paragrafi 4

Ndryshe, Lladrovci ka njoftuar para 10 ditësh se ka rezultuar pozitiv për COVID-19. Ai kishte bërë me dije se kishte pak temperaturë dhe se do të jetë në izolim deri në shërimin e plotë.

“Mora njoftimin nga IKShPK se testi im për covid-19, është pozitiv. Kam pak temperaturë, pa shenja tjera. Ndjehem mirë. Izolimi im vijon në pajtim me rekomandimet e institucioneve shëndetësore deri në shërimin e plotë. Respektoni rekomandimet e IKShPK dhe të institucioneve tjera relevante. Bartni maskën, ruani distancën, mbani higjienën!”, kishte shkruar Lladrovci. /

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]