Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Pas kaq shumë kohësh, vjen kjo lëvizje nga Lumi B dhe Miranda

nga Revista Kosovarja

Prej disa kohësh, në mediat rozë dhe rrjetet sociale qarkullonin fjalë se marrëdhënia mes reperit Lumi B dhe bashkëshortes së tij, Miranda, kishte një krisje.

Mbi artikull

Dyshja kishte zgjedhur të mbante një profil të ulët publik, duke mos u shfaqur shumë bashkë dhe duke i lënë hapësirë aludimeve të ndryshme nga ndjekësit. Megjithatë, duket se e gjithë kjo paska qenë thjesht një zhurmë e radhës, pasi një postim i fundit ka sqaruar gjendjen pa pasur nevojë për asnjë deklaratë.

Së fundmi, një fotografi e re e publikuar në rrjetet sociale i tregon ata të dy në një moment shumë të afërt dhe të qeshur me njëri-tjetrin. Ky imazh vjen si një përgjigje e natyrshme dhe e qartë ndaj zërave që qarkullonin, duke treguar se raporti i tyre vazhdon të jetë i qëndrueshëm dhe gjithçka është në rregull.

Me sa duket, Lumi dhe Miranda thjesht kanë zgjedhur të shijojnë përditshmërinë e tyre në qetësi, duke qëndruar larg reagimeve të vazhdueshme publike.

Moneytizer Paragrafi 4

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]