130
Ledina Çelo prej vitesh mbetet një nga këngëtaret më të dashura për publikun dhe që i mungon skenës.
Ledina është shumë aktive në rrjete sociale, falë të cilave mund të ndjekim çdo të re nga jeta e saj.

Ditën e sotme këngëtarja ka postuar një video ku shfaqet me flokët në ngjyrë të kuqe falë filtrave të Instagramit. Ledina shkruan se ka vendosur ta bëjë realisht këtë ndryshim, pasi ky look i shkon shumë.
“U tha, u bë…që nesër të kuqe”, ka shkruar Ledina krah videos.

Kujtojmë se këngëtarja jeton prej vitesh në Gjermani.

