Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Pas komenteve tallëse për jetimët, ndjekësit nisin fushatë kundër Dea Michelle

nga Revista Kosovarja

Pas batutës së papërtatshme për fëmijët jetimë, blogeres Dea Mishel Hoxha i janë kthyer kundër dhe fansat e saj.

Mbi artikull

Ajo është përballur me kritika të ashpra për shkak të pyetjes që e “shqetësonte” nëse “fëmijët jetimë kur u kërkohet të vizatojnë shtëpi, vizatojnë një shtëpi normale apo një institucion.”

https://streamable.com/52dnwv

Megjithatë, edhe pse gjatë videos, Dea e prek vetë fenomenin duke thënë se nuk duhet të bëjë shaka me një gjë të tillë, kjo nuk e ka ndaluar blogeren që ta publikojë videon. Pas reagimeve të ashpra në rrjete sociale, blogerja reagoi përmes një reagimi në Instastory, ku përpiqej të shfajësohej.

Moneytizer Paragrafi 4

“Ndonjëherë mendoj me zë të lartë dhe i hap probleme vetes. Gjithashtu unë qesh kur më vjen për të qarë, kështu i proceso emocionet. Ju lutem mos më përdorni për klikime, s’më interesojnë fare, prandaj dhe videon e fshiva sapo u postua. Dukeni të dëshpëruar.”, shkroi blogerja duke shtuar:

Kush është normal e ka kuptuar që unë s’kam pasur asgjë dashakeqëse, do ishte çmenduri të kisha. Madje më habisni sesi e keni transformuar situatën sikur unë urrej apo tallem me fëmijët. Gjithsesi, dua të kërkoj ndjesë për njerëzit që mund të jenë prekur personalisht. Ju dua, mos u bëni të këqinj”, shkroi ajo.

Megjithatë, pavarësisht se ka kërkuar falje publike, fansat kanë nisur një fushatë kundër saj. Siç vihet re nga profili i saj në Instagram, ajo ka humbur mijëra followers në vetëm pak orë. Blogerja ndiqej nga më shumë se 100 mijë persona ndërsa tani numri i tyre ka rënë në 99 mijë.

Por ata kanë vazhduar me komente kundër saj dhe nëpër postimet që ka bërë më parë. “E shpifur”, “Unfollow e ke zemra”, “Shpirtit dhe mendjes nuk i bën dot make-up”, “Ça bën në jetë? Patinoj fytyrën me tualet, femra kot, lyhu e dil kafe e party. Kujtojnë se është kënaqësia e jetës, kokëboshe.

Të gjithë të të bëjnë unfollow, aq e papjekut saqë nuk kërkon dhe falje. Turp, dukesh si me probleme në zhvillim mendor”, “S’të shoh dot më njësoj”, “Kjo bën sikur si plas fare…unë e shikoj si një kriminele këtë”, i shkruajnë njerëzit.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]