Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Pas kthimit në Angli, kosovarët do të duhet të vetëizolohen për 14 ditë

nga Revista Kosovarja

Qeveria britanike e ka publikuar listën e plotë të 59 shteteve dhe territoreve që do të formojnë korridore udhëtimi me Anglinë.

Prej 10 korrikut, njerëzit që mbërrijnë në Angli përmes këtyre destinacioneve nuk do të duhët të vetëkarantinohen për 14 ditë.

Por, nëse ka udhëtarë që kanë qenë apo ndalur në një shtet që nuk është në këtë listë, atëherë ata do të duhet të vetëizolohen, shkruan “The Guardian”.

Në këtë listë është Serbia, por jo edhe Kosova.

Moneytizer Paragrafi 4

Shtetet, ndaj të cilave është hequr kjo masë janë: Andorra, Gjermania, Zelanda e Re, Antigua dhe Barbuda; Greqia, Norvegjia, Aruba, Grenlanda, Polonia, Australia, Réunion, Austria, Guadeloupe, San Marino, Bahamet, Hong Kongu, Serbia, Barbados, Hungaria, Seuchellet, Belgjika, Islanda, Korea e Jugut, Bonaire, Sint Eustatius & Saba, Italia, Spanja, Kroacia, Xhamajka, St Barthélemy, Curaçao, Japonia, St Kitts & Nevis; Qiproja; Lihtenshtajni, St. Lucia; Republika Çeke, Lituania, St Pierre & Miquelon, Danimarka, Luksemburgu, Zvicra, Dominica, Macau, Tajvani, Ishujt Faroe, Malta, Trinidad & Tobago; Fixhi, Mauriciusi, Turqia, Finlanda, Monako, Qyteti i Vatikanit, Franca, Holanda, Vjetnami, Polinezia Franceze, Kaledonia e Re.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]