fbpx

Pas ndarjes nga Ledri, Sara tashmë e ka gati planin për jetën e saj

nga Revista Kosovarja

Ndonëse nuk e kanë konfirmuar ende, tashmë veprimet e Ledrit dhe Sarës na çojnë në një pikë, dyshja duket se i kanë dhënë vërtet fund lidhjes së tyre disa vjeçare.

Siç edhe e kemi parë në postimet e saj në rrjete sociale, prej javësh Sara po jeton jetën mes Tiranës dhe Prishtinës.

Në fakt ka një arsye pse blogerja po shpenzon kaq shumë kohë në kryeqytetin e Shqipërisë.

Bëhet me dije se Sara ka vendosur të bëhet pjesë e ekranit. Pas eksperiencës së saj si aktore, tashmë Sara po përgatitet për një post në ekranet shqiptare si moderatore, shkruan ‘Vip Magazine’.

Mesa duket, me këtë lëvizje Kosova është një kapitull i mbyllur për të dhe projektet e planet e reja për jetën janë zhvendosur në Tiranë.

Në fillim u aludua se ndarja e çiftit ishte një formë marketingu për të bërë bujë e për t’u përfolur por duket se gjërat u bënë serioze pas deklaratës së menaxherit të reperit, Faton Shoshi i cili shuajti zërat duke konfirmuar ndarjen e dyshes.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]