Shakira dhe Pique vazhdojnë të jenë temë sa i përket ndarjes së tyre dhe po ndiqen në çdo hap për hapat e rinj.
Së fundmi po flitet e futbollisti ka nisur një romancë të re me një punonjëse të tij.
Gerard thuhet se po takohet fshehurazi me një studente 23-vjeçare që studion marrëdhënie me publikun, dy muaj pasi u zbulua ndarja e tij me këngëtaren Shakira.
The Sun raporton se ai ka krijuar një romancë të re me Clara Chia Marti, të cilën ai thuhet se e ka takuar ndërsa ajo ishte duke punuar në kompaninë e tij të prodhimit “Kosmos”.
Një burim i tha The Sun: “Gerard dhe Clara janë takuar me njëri-tjetrin për muaj të tërë. Ajo është një studente që punon për të edhe në zyrën e tij, duke organizuar evente”.
“Ata kanë heshtur për marrëdhënien e tyre, por të gjithë ata rreth tyre e dinë se çfarë po ndodh”.
Burimi shtoi: “Njerëzit i kanë ndihmuar ata ta mbajnë në heshtje romancën dhe kanë fshirë llogaritë e rrjeteve sociale të Claras në mënyrë që njerëzit të mos mund të gjejnë fotografitë e saj”.
Gerard dhe Shakira konfirmuan fundin e lidhjes së tyre 11-vjeçare në qershor.
Dyshja – të cilët janë prindër të djemve Milan, nëntë vjeç dhe Sasha, shtatë – lëshuan një deklaratë të përbashkët në të cilën thanë: “Me keqardhje konfirmojmë se po ndahemi”.
“Kërkojmë privatësi në këtë moment për mirëqenien e fëmijëve tanë, të cilët janë prioriteti ynë maksimal. Faleminderit paraprakisht për mirëkuptimin dhe respektin”.