Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Pas nxehtit ekstrem nisin përmbytjet, Veriu i Italisë nën ujë, shtyhen 13 fluturime

nga Revista Kosovarja

Reshje të dendura shiu dhe stuhi të forta kanë përfshirë rajonin e Lombardisë në Itali, duke shkaktuar probleme serioze në Milano dhe Komo. Si pasojë, 13 fluturime janë devijuar drejt aeroportit të Bergamos.

Mbi artikull

Autoritetet kanë lëshuar alarm portokalli për stuhi, ndërsa liqeni i Komos ka dalë nga shtrati, duke shkaktuar përmbytje. Situata është kritike edhe në pellgun e Sevesos, i cili është aktivizuar për të menaxhuar prurjet.

Në qytetin Lentate, dy familje janë evakuuar për shkak të përmbytjeve, ndërkohë që qytetarët janë këshilluar të shmangin lëvizjet e panevojshme dhe të qëndrojnë të informuar.

Moneytizer Paragrafi 4