Nuk ishte vetëm renditja e dobët ajo që e tronditi grupin britanik “Remember Monday” pas performancës së tyre në Eurovision… Por për Holly-Anne Hull, kjo fundjavë mori një tjetër kthesë dramatike: ajo humbi unazën e martesës dhe atë të fejesës!
Në një video të postuar në Instagram, ku shihej bashkë me shoqet e grupit në avion duke u larguar nga Zvicra, këngëtarja e tregoi lajmin me një buzëqeshje nervoze:
“Do të më zërë një krizë nervore sepse kam humbur unazën time të martesës,” u shpreh Hull.
Nuk dihet ende saktësisht se ku ose kur ka ndodhur incidenti, por momenti ka marrë vëmendje të madhe në rrjet.