Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Pas përfundimit të takimit, Kurti tregon se çfarë u diskutua me Edi Ramën

nga Revista Kosovarja

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është deklaruar rreth takimit të sotëm që pati me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Mbi artikull

Përmes një njoftimi në Facebook, ai tha: “Mirëprita Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Diskutuam për marrëveshjet bilaterale që kemi dhe fushat se ku mund t’i shtojmë ato, për mundësitë e reja dhe si t’i shfrytëzojmë sa më mirë, si dhe për sfidat e përbashkëta dhe mënyrat për t’i tejkaluar ato sa më lehtë“.

Mes tjerash, i pari i ekzekutivit deklaroi se me mandatet e reja, do t’u shërbejnë të dyja republikave.

“Me mandatet tona të ripërtërira, përmes bashkëpunimit ndërqeveritar dhe ndërshtetëror, le t’u shërbejmë edhe më tej e më shumë qytetarëve në të dyja republikat dhe kombit tonë mbarë”, shkroi Kurti.

Moneytizer Paragrafi 4

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]