Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Pas ‘pesë’ muajsh lindje, Rihanna shtatzëninë për herë të dytë

nga Revista Kosovarja

Rihanna ka konfirmuar se është shtatzënë për herë të dytë.

Mbi artikull

Lajmi i ëmbël u bë i ditur mbrëmë në skenën madhështore të “Super Bowl” 2023 ku yllit i muzikës performoj.

Moneytizer Paragrafi 4

Fituesja e nëntë herë e çmimit “Grammy”, e cila solli në jetë fëmijën e saj të parë vetëm nëntë muaj më parë.

Ndërkohë, doli në skenë dhe fërkoi barkun e saj para një publiku global ku sipas fizikut të saj fansat e kanë komentuar se është në muajin e katërt shtatzënë.

Kjo është hera e parë që ajo performon në televizion drejtpërdrejt që nga viti 2018, ku ajo ishte bashkuar me DJ Khaled në skenë për të kënduar “Wild Thoughts” në “Grammy Awards”.

Ajo kishte veshur një bluzë të ngushtë me një pjesë lëkure në pjesën e gjoksit që nxirrte në pah barkun e saj të rrumbullakosur.

Zbulimi i shtatzënisë së Rihannas ishte befasia e natës, pasi ajo më parë i tha Nadeska Alexis të Apple Music para performancës se kishte hezituar të nënshkruante për performancën sepse ishte bërë nënë vetëm pak kohë më parë.

Ajo ndan fëmijën e saj të parë, i cili lindi më 13 maj 2022, me reperin ASAP Rocky. Të dy kanë mbajtur larg vëmendjes familjen e tyre dhe deri më tani nuk e kanë zbuluar emrin e fëmijës së tyre.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]