Prokuroria Themelore në Pejë dje njoftoi për një aksion të madh në rajonin e Pejës, ku tha se u kap 1 ton drogë.Mirëpo, pas zhvillimeve të punës në terren edhe sot në Pejë nga policia dhe Prokuroria Themelore, Klan Kosova merr vesh që sasia e kanabisit të gjetur ka arritur në më shumë se 2 ton.
Rrjedhimisht, vlera e kësaj sasie e ka kaluar shifrën prej 10 milionë euro, njofton Klankosova.tv, ndonëse nuk ka konfirmim zyrtar.Sipas njoftimit të djeshëm të Prokurorisë, vlera e drogës prej 1 ton llogaritej të ishte rreth 5 milionë euro.
Për këtë rast, policia ka arrestuar një person, shtetas i Shqipërisë, të cilit sot Gjykata e Pejës ia caktoi një muaj paraburgim.