Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Pas shumë kohësh rikthehet Erleta Hoti

nga Revista Kosovarja

Pas disa vitesh mungesë nga ekrani dhe rrjetet sociale, prezantuesja e njohur Erleta Hoti është rikthyer sërish në vëmendje.

Vajza e Ukshin Hotit ka publikuar së fundmi disa fotografi të vjetra në profilin e saj në Facebook, duke rikthyer interesin e publikut për të.

Erleta Hoti ka qenë një nga figurat e njohura televizive në Kosovë, por prej kohësh kishte qëndruar jashtë mediave. Ajo është nënë e një vajze nga lidhja e saj e mëparshme me Kastro Zizon, shkruan “Kosovarja”.


Rikthimi i saj në rrjetet sociale ka ngjallur kureshtje për një mundësi rikthimi edhe në ekran. Megjithëse nuk ka dhënë ndonjë deklaratë publike, postimet e saj të fundit lënë të kuptohet se Erleta mund të ketë plane të reja profesionale.

Moneytizer Paragrafi 4

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]