Dolce, konkurrentja nga Vlora që jeton në Itali, është një nga figurat më të përfolura të këtij edicioni të “BBVK”, veçanërisht për pamjen dhe stilin e saj.
Ndikimi i saj duket se ka kaluar edhe jashtë shtëpisë së “BBVK.
Pak kohë më parë u publikuan fotografi ku Shyhrete Behluli shfaqej me një stil flokësh të ngjashëm me atë të Dolces. Së fundmi, edhe këngëtarja Gili është parë me një pamje që kujton stilin e saj, shkruan “Kosovarja”.
Ngjashmëria në paraqitje ka tërhequr vëmendje, duke treguar se trendet e krijuara në “BBVK” po reflektohen edhe te emra të njohur të muzikës shqiptare.

