Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Pas territ të së martës nëpër Kosovë, KEK-u njofton për rikthimin e A3-it dhe pesë njësive të saj

nga Revista Kosovarja

Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se pas rikthimit në funksion të A3 janë kthyer në operim edhe pesë njësi gjeneruese aktive të saj: A3, A4, A5, B1 dhe B2,

Mbi artikull

Sipas një njoftimi të KEK-ut, njësia A3 ka përfunduar me sukses të gjitha sanimet dhe ndërhyrjet teknike pas ndaljes së përkohshme.

“Njësia është startuar me sukses dhe sinkronizuar me rrjetin rreth orës 06:47, duke respektuar të gjitha standardet operacionale dhe parametrat e sigurisë”.

“Me rifillimin e operimit të A3, KEK sh.a. rikthen operimin me pesë (5) njësi gjeneruese aktive: A3, A4, A5, B1 dhe B2, për aq kohë sa lejojnë parametrat operacionalë, duke garantuar vazhdimësinë e prodhimit, stabilitetin dhe qëndrueshmërinë e plotë të sistemit elektroenergjetik. Ky rezultat tregon aftësinë profesionale të ekipeve teknike dhe menaxhuese për të kryer ndërhyrje preventive dhe riparime të nevojshme në kohë optimale.”, thuhet në një njoftim të kësaj korporate, transmeton Klankosova.tv.

Moneytizer Paragrafi 4

Pas reduktimeve të energjisë elektrike nëpër Kosovë, mbrëmë, KEK-u njoftoi për rikthimin në operim edhe të Njësisë B2.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]