Dyshja kishin disa mosmarrëveshje në episodin e të premtes.
Andi dhe Jasmina debatuan në studio derisa Jasmina edhe u përlot.
Ajo tha se është e lodhur nga raporti me Andin për shkak se ky i fundit nuk është duke i vlerësuar ato se çka është duke bërë për të.
Megjithatë, dyshja siç duket kanë gjetur pajtim mes njëri-tjetrit dhe kjo shihet qartë me videon e publikuar nga Jasmina.
Në storien e saj në Instagram, ka ndarë një video me Andin teksa i kap dorën madje ai edhe i dhuron një puthje në dorë.
Ndryshe, pritet që Andi dhe Jasmina të dalin si çift nga ‘Përputhen’.