Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Pasagjerja del të “freskohet” në krahët e aeroplanit

nga Revista Kosovarja

Të gjithë e kemi provuar zhgënjimin e të qenit i mbërthyer në aeroplan, pak para përfundimit të udhëtimit, por megjithatë jemi të detyruar të presim ndërsa zgjidhet ndonjë problem teknik.

Por derisa mendja e shëndoshë na thotë të presim deri në hapjen zyrtare të derës, një pasagjer në Ukrainë me sa duket vendosi se veprimi më i mirë ishte hapja e daljes së urgjencës dhe shëtitja në krahun e aeroplanit.

Në një video një minutëshe shfaqet një grua teksa shëtiste në krahët e aeroplanit gjersa ka lënë pa fjalë zyrtarët e Aeroportit Ndërkombëtar Boryspil në Kiev, përpara se të thirret përsëri në bord nga ekuipazhi i aeroplanit.

Moneytizer Paragrafi 4

Pasagjerja e paidentifikuar, i cili po udhëtonte me një fluturim të Ukrainës International Airlines nga Antalia, Turqi për në kryeqytetin e Ukrainës me burrin dhe fëmijët e saj, thuhet se u dëgjua duke thënë se kishte “shumë vapë” dhe duhej të qetësohej.

Sipas një deklarate nga linja ajrore, siguria e aeroportit dhe policia morën pjesë në skenë, së bashku me mjekët, të cilët përcaktuan se gruaja “nuk ishte nën ndikimin e alkoolit ose ilaçeve”.

Ndryshe, zëdhënësit e Aeroportit Ndërkombëtar Boryspil nuk pranuan të komentonin rreth incidentit, i cili ndodhi më 31 gusht.

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]