Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Pasi dhuroi gjak, Hoti thotë se këtë e bëri për të sensibilizuar opinionin

nga Revista Kosovarja

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti ka dhuruar sot gjak në Qendrën e Transfuzionit në Prishtinë, raporton Gazeta Express.

Mbi artikull

Me këtë rast, Hoti ka kërkuar edhe nga qytetarët tjerë që të dhurojnë gjak dhe të shpëtojnë jetë.

Hoti ka thënë se COVID’in e ka kaluar në gusht të vitit të kaluara dhe pasi ka pasur ende antitrupa, sot ka dhuruar gjak në mënyrë që të jep kontributin e tij në sensibilizimin e opinionit për rëndësinë e dhurimit vullnetar të gjakut dhe shpëtimin e jetës së qytetarëve.

Shkrimi i tij i plotë:

Moneytizer Paragrafi 4

Dhuroni gjak, shpëtoni jetë!

Covidin e kam kaluar në gusht të vitit 2020, ndërsa në analizat serologjike të para disa ditëve doli se ende kam mjaftueshëm antitrupa, prandaj sot dhurova gjak me qëllim që të jap kontributin tim në sensibilizimin e opinionit për rëndësinë e dhurimit vullnetar të gjakut dhe shpëtimin e jetës së qytetarëve, në kohën kur jo vetëm Kosova por i gjithë globi tani po përballet me një valë të re të përhapjes së infeksionit me virusin Corona.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]