Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Pasi i dashuri iu shërua nga koronavirusi, çifti kurorëzojnë martesë në parkingun e spitalit

nga Revista Kosovarja

Ationette Brown dhe Henry Bell janë prej 14 vitesh së bashku. Ata nuk janë ndarë asnjëherë derisa Bell u infektua me koronavirus dhe u shtrua në spital për gati dy muaj.

Mbi artikull

Por një ditë para se të linte Qendrën Mjekësore Orange Park në Florida, çifti vendosën të celebroheshin në parkingun e spitalit të rrethuar nga punonjësit e kujdesit shëndetësor që shpëtuan jetën e Bell.

“Ishte e mrekullueshme”, tha 48 vjeçarja Brown për CNN. “Unë dhe burri im shkuam në shtëpi për të nisur një jetë të re, dhe falënderojmë Zotin, dhe të gjithë stafin mjekësor që e bënë këtë të mundur. Do të jetë një ditë që do ta kujtojmë përgjithmonë.”

Bell arriti në spital më 13 shtator pasi kishte simptoma të koronavirusit dhe u vendos menjëherë në terapi intensive. Pas disa javësh, ai kaloi në intubim.

Moneytizer Paragrafi 4

Bell thotë se nuk mbante mend asgjë çfarë kishte ndodhur pjesën më të madhe të kohës që ishte në spital. Por i kujtohet se në momentin që u zgjua, donte ta bënte Brown, gruan e tij.

“Kur isha i vetëdijshëm dhe e pashë, gjithçka që doja të bëja ishte të martohesha me të,” tha ai. “Nuk mund të flisja, kështu që bëra sikur po i vija një unazë për t’i propozuar asaj”.

Çifti u martua më 5 nëntor. Mjekët dhe infermierët e ndihmuan Bell të shkonte në alter, ku ai ishte në gjendje të qëndronte për kohën më të gjatë që kur ishte shtruar në spital.