Këngëtari i njohur John Newman është bërë baba për herë të parë.
Këngëtari 32-vjeçar është i martuar me stjuardesën Nana-Maria që nga viti 2018 dhe këtë të hënë zbuloi se dyshja janë bërë një familje prej tre anëtarësh.
“Lindi një yll”, shkroi Newman duke publikuar dhe foton e parë të fëmijës. Ai ende nuk e ka zbuluar emrin ose gjininë e foshnjës, por fansat shpejt i dërguan urimet e tyre pasi mësuan lajmin e bukur.
Ky është një lajm i lumtur për John dhe gruan e tij, pasi ai u përball me probleme shëndetësore. Ai i propozoi Nanës një vit pasi zbuloi se një tumor të cilin e kishte hequr në vitin 2012 i ishte rikthyer. Por fatmirësisht këngëtari tani është mirë dhe vetëm i duhet të bëjë kontrolle mujore.