Dasmat nuk po mbahen, e këngëtarëve po u bije buxheti, pasi dasmat e ahengjet kanë qenë burimi kryesor i të ardhurave për ta.
Pandemia dhe mos lejimi i dasmave, e ka prekur edhe ekonominë e familjes së Nysret Muçiqit, që mbahet nga muzika.
Brenda familjes këndojnë Nysreti, Merita e Albatriti, andaj ndalimi i mbrëmjeve, dasmave e ahengjeve, po që u ka sjell dëme në shëndetin e ekonomisë, shkruan “Kosovarja”.
Ama, në krejt këtë kohë nuk është ndal Egzona, reja e familjes, e cila vazhdon të punoj fortë e të ketë një biznes që qarkullon mirë.