fbpx

Pastërtia e tepërt në shtëpi mund t’ju rrezikojë shëndetin

nga Revista Kosovarja

Pastrimi i tepërt në shtëpi mund të rrezikojë shëndetin tuaj. Hulumtimi i ri paralajmëron për rreziqet e higjienës së tepërt, sepse ekspozimi i ekuilibruar ndaj mikrobeve dhe baktereve trajnon mbrojtjen tonë për të shmangur alergjitë dhe sëmundjet autoimune

Ekologët mikrobikë Jack Gilbert dhe Erica Hartmann në fakt kanë zbuluar një lidhje të ngushtë midis “mikrobiomës” së vendeve ku jetojmë dhe shëndetit. Në një studim të fundit ata matën se sa material gjenetik lëshojmë në mjedis: 31 miligramë masë mikrobike dhe 37 milionë kopje të gjenomave bakteriale në orë.

 

Nga kjo del se shtëpitë tona kanë gjithashtu mikrobiomën e tyre të përbërë nga baktere, arkea, viruse dhe kërpudha që vijnë nga ne dhe nga kafshët me të cilat jetojmë – kafshë shtëpiake, por edhe kacabu ose minj, nëse ka -, nga ajri, nga uji dhe nga toka.

Ndikimi i hapësirave të ndërtuara në shëndet është një temë që ka tërhequr vëmendjen e studiuesve prej vitesh. Për dekada, shkencëtarët kanë përdorur të ashtuquajturën hipotezë higjienike: ekspozimi adekuat ndaj mikrobeve në mjedis stërvit sistemin imunitar që të mos reagojë kundër stimujve të padëmshëm – si në alergji – ose kundër trupit tonë, si në sëmundjet autoimune.

Sipas Gilbertit, «mungesa e ekspozimit ndaj antigjeneve të ndryshëm, veçanërisht atyre mikrobikë, mund të çojë në çrregullim imunitar dhe sëmundje kronike». Për momentin, ka ende pak studime, por lidhja midis mikrobiomës shtëpiake dhe sëmundjeve të frymëmarrjes, funksionit të sistemit imunitar, çrregullimeve metabolike dhe madje edhe mendore duket e sigurt.

Për këtë arsye, ekspertët paralajmërojnë se është një gabim i zakonshëm të mendosh se një shtëpi e shëndetshme është plotësisht pa mikrobe. Meqë ra fjala, një objektiv i pamundur, apo jo?


Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]