Të gjitha femrat dëshirojnë të përdorin produkte natyrale për lëkurën, por shumë pak nga to kanë njohuri për efektet e mjaltit në fytyrë
Mjalti përmban enzime, veti natyrale antibakteriale dhe probiotika që janë të mirë për lëkurën. Prandaj, mjalti është alternativë jo e shtrenjtë dhe efektive për një fytyrë të pastër.
Përfitimet e mjaltit:
* Mjalti lehtazi i largon bakteret e dëmshme nga lëkura, pa e zhveshur lëkurën nga vajrat e vet natyral.
* Mjalti përmban probiotikë natyral dhe veti antibakteriale që ndihmojnë në zvogëlimin e akneve.
* Mjalti ka efekt tek të gjitha llojet e lëkurës dhe ndihmon në balancimin e lëkurës vajore dhe e lagështon lëkurën e thatë.