Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Pastroni të gjithë shtëpinë me 3 përbërës që i keni dhe nuk duhet t’i blini

nga Revista Kosovarja

Kur bëhet fjalë për pastrimin e shtëpisë, të gjithë mundohemi të zgjedhim produktet më të mira larëse duke menduar se kjo është mënyra më e mirë për të siguruar higjienën e saj.

Mbi artikull

Por, shpeshherë mania për të blerë sa më shumë solucione larëse përkthehet në më shumë kimikate dhe substanca toksike në ambientet ku jetoni,si dhe shpenzime të tepërta që rëndojnë xhepin e çdo konsumatori. Për këtë arsye duhet të gjeni zgjidhje alternative të cilat përveç se efektive, nuk dëmtojnë shëndetin.

Living ju propozon në artikullin e sotëm si të bëni në kushte shtëpie një larës për dezinfektimin e banjos.
Ju nevojiten 3 përbërës kripë, uthull molle dhe sodë buke. Kombinimi i këtyre 3 përbërësve tejet ekologjike eleminon papastërtitë dhe bakteret nga banjoja juaj dhe i rikthen shkëlqimin e humbur. Mund ta përdorni për larjen e hidrosanitareve, sikundër edhe për larjen e kabinës së dushit, pllakave të shtrimit të dyshemesë dhe ato të murit.

Shtoni në një shishe 3 lugë gjelle kripë, 3 lugë gjelle sodë buke dhe 1 litër uthull molle të ngrohur paraprakisht . Bashkojini në një shishe në formë sprucatori dhe më pas përdoreni.

Moneytizer Paragrafi 4

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]