fbpx
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Pasuria e Kosovës në duart e Fondit Sovran, çka thonë ekspertët

nga Revista Kosovarja
4 ditë më parë
në Aktuale
FacebookTwitterWhatsappLinkedin

Fondi Sovran mund të ndikojë në zhvillimin ekonomik të Kosovës dhe rezultatet e para pritet të shihen pas pesë vjetësh, thotë ish-drejtori menaxhues në Agjencinë Kosovare të Privatizimit, Ekrem Hajdari.

Eksperti i çështjeve ekonomike dhe ish-ministri i Financave, Haki Shatri, thotë se ky fond synon që shteti të bëhet pronar i ndërmarrjeve ekonomike.

Fondit Sovranit pritet t’i bartet pasuria më e rëndësishme publike e Kosovës.

Kjo ka nisur të rregullohet përmes një Projektligji për Fondin Sovran, i cili u publikuamë 13 mars dhe deri më 2 prill do të jetë në konsultim publik. Pas konsultimeve procedohet për miratim në Qeveri dhe më pas në Kuvendin e Kosovës.

Projektligji e definon Fondin Sovran si in­s­ti­tu­ci­on investues dhe zhvi­lli­mor të Kosovës. Kapitali themeltar i Fon­dit Sovran, siç thuhet në projektligj, është 20 mi­li­onë euro dhe mbu­lohet nga Qeveria e Ko­so­vës.

Përmes administrimit të ndërmarrjeve dhe aseteve të Kosovës, Fondi Sovran synon “zhvillimin e vendit dhe mirëqenien e qytetarëve”.​

Në projektligj thuhet se Fondi Sovran do të menaxhojë me pasurinë e rëndësishme të Kosovës duke rritur vlerën, performancën dhe kthimin në investimet që do të bëhen.

Në këtë pasuri, me të cilën do të menaxhojë Fondi Sovran, hyjnë ndërmarrjet publike të shtetit, ndërmarrjet shoqërore dhe asete, të cilat aktualisht menaxhohen nga Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP).

Sipas vlerësimeve të grupit punues të Projektligjit për Fondin Sovran disa nga ndërmarrjet publike, të cilat janë identifikuar se mund t’i barten Fondit Sovran janë:

Korporata Energjetike e Kosovës

Telekomi i Kosovës

Posta e Kosovës

Kombinati metalurgjik Trepça

Trainkos-i

Infrakos-i

Fondit Sovran do t’i barten nga Agjencia Kosovare e Privatizimit edhe disa ndërmarrje shoqërore dhe asete.

Sipas AKP-së, me potencial ekonomik të lartë janë 94 asete dhe rreth 48 mijë hektarë tokë që mund t’i barten Fondit Sovran.

Nëntëdhjetë e katër asetet përfshijnë: miniera, ndërtesa administrative e lokale, fabrika, hotele, ferma, depo të ndryshme, pika të karburanteve, qendra rehabilituese, zyra, toka bujqësore të të gjitha kategorive e të tjera.

Fondi Sovran, sipas projektligjit, po ashtu ka në funksion edhe themelimin e ndërmarrjeve të reja si dhe mund të investojë në tregje financiare dhe tregje të kapitalit brenda dhe jashtë vendit.

Çfarë thonë ekspertët?
Ish-drejtori menaxhues në Agjencinë Kosovare të Privatizimit, Ekrem Hajdari, thotë se projektligji i Fondit Sovran është kualitativ dhe mund të ofrojë mundësi të një zhvillimi ekonomik në vend.

Megjithatë, burimet e financimit të propozuara në projektligj janë pakta, thotë Hajdari.

“Gjëja më e rëndësishme në këtë drejtim mbetet financimi i nevojshëm për funksionalizmin e këtyre asteve në dobi të një interesi të dobishëm financiar dhe zhvillimor në vend. Njëzet milionë euro për fillimin e punës së fondit nuk janë të mjaftueshme. Me ato mjete as Hotel Grandin nuk mund ta vësh në funksion e lërë më asete tjera: si miniera, apo projekte turistike si Brezovica”, thotë Hajdari.

Hajdari thotë se përveç tjerash në projektligj paraqitet nevoja edhe për një projeksion të qartë të rezultateve ekonomike dhe zhvillimore që pritet t’i japë fondi për një periudhë pesëvjeçare.

“Personat përgjegjës që do të udhëheqin me këtë fond nëse e kanë një plan konkret dhe projeksione konkrete në terma financiarë, do të jenë më të fokusuar në rritjen e atyre rezultateve”, thotë Hajdari.

Rezultatet e para Fondi Sovran, sipas Hajdarit, mund t’i ketë pas pesë deri shtatë vjetësh.

Kosova, thotë profesori i Ekonomisë, Safet Gerxhaliu, ka nevojë për reformë ekonomike, por për të pasur rezultate të dëshirueshme duhet të ketë stabilitet politik si dhe sundim të rendit dhe ligjit në Kosovë.

“Me këtë projektligj që është bërë, nuk kemi arsye për eufori. Është utopike të mendohet se Fondi Sovran nuk mund të ketë efekte në zhvillim ekonomik në aspektin kohor afatshkurtër”, thotë Gërxhaliu.

Fondit i barten vetëm asetet me potencial zhvillimor

Projektligji ka përcaktuar edhe disa kushte të bartjes së aseteve në pronësi të Fondit.

Për t’u bartur një aset në pronësi të Fondit Sovran, njëra nga kushtet që përcakton projektligji është që aseti duhet të jetë i komercializueshëm dhe të premtojë fitim brenda një periudhe të arsyeshme.

Ndërkaq, nëse është ndërmarrje, duhet të ketë strukturë të qëndrueshme dhe plan biznesi të qartë.

Sa i përket potencialit të ndërmarrjeve shoqërore dhe aseteve tjera, Hajdari, thotë se disa prej tyre, siç është qendra e skijimit Brezovica, minierat, Hotel Grandi kanë një potencial të madh në zhvillimin e përgjithshëm industrial, tregtare dhe turistik.

Premtim elektoral

Krijimi i Fondit Sovran ka qenë premtim elektoral i partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje.

Ky premtim pas marrjes së pushtetit është futur edhe në programin qeverisës katërvjeçar.

Qeveria me krijimin e Fondit Sovran ka paraparë shuarjen e Agjencisë Kosovare të Privatizimit përmes së cilës janë privatizuar 2.315 asete, në vlerë prej më shumë se 780 milionë eurosh.

Për ekspertin e çështjeve ekonomike dhe ish-ministrin e Financave, Haki Shatri, Qeveria e Kosovës me këtë fond po synon të fusë në sistemin ekonomik shtetin, duke e bërë pronar të ndërmarrjeve ekonomike.

Kjo formë e ekonomisë, sipas Shatrit, nuk i përgjigjet zhvillimit të një vendi.

“Çdo gjë që nuk është në pajtim me ekonominë e tregut të lirë nuk sjell rezultate. Këto eksperimente ku shteti qeverisë me pasurinë e saj, nuk funksionon. Nuk mendoj që dikush mund të menaxhojë në mënyrë efikase me paratë që nuk i ka të vetat”, thotë Shatri.

Kosova vazhdon të ketë probleme të mëdha ekonomike – me një rritje ekonomike mesatare vjetore prej 4 për qind, e cila nuk e adreson problemin e papunësisë që e kalon 20 për qindëshin.

Kosova gjatë dy vjetëve të fundit është goditur edhe nga inflacioni i lartë.

Viti i kaluar është mbyllur me normë mesatare të inflacionit gati 12 për qind.​ /rel/


Etiketa: Pasuria e KosovësFondi Sovran

POSTIME TË NGJASHME

Aktuale

Xhamia në Prishtinë shtron iftare falas për studentët dhe familjet në nevojë

8 orë më parë
Aktuale

Çfarë ndodh nëse Trump arrestohet vërtet?

13 orë më parë
Aktuale

Parlamenti Evropian voton për heqjen e vizave për kosovarët më 18 prill

14 orë më parë
Aktuale

“Loja me fjalë” te Neni 7: Vetëmenaxhim a Asociacion

17 orë më parë
Aktuale

Pothuajse gjysma e Tuzit votojnë kandidatët pro-serb

18 orë më parë
Aktuale

Hovenier për Asociacionin: Kurti të punojë me ne për zbatimin e kësaj marrëveshje

19 orë më parë
Postimi tjetër

Djathtistët serbë në Dumën ruse, kundër pavarësisë së Kosovës

Nëntëmbëdhjetë vjet nga trazirat e marsit 2004

Eksperti: Audienca e Kiarës në rënie, Olta po ja kalon

TË FUNDIT

Fakte psikologjike, ja si ndikon dashuria e parë tek ju

7 orë më parë

Ngulit kujtime të gjalla në trurin tuaj. Dashuria e parë krijon kujtime që do të mbeten përgjithmonë në kujtesën tuaj....

Arsyet e vërteta pse partneri juaj mund t’ju ketë tradhëtuar

7 orë më parë

Kanë nevoja emocionale të paplotësuara. Partneri juaj mund të ndihet i vetmuar, i pavlerësuar, i parëndësishëm emocionalisht ose përgjithësisht i...

Horoskopi ditor, e Martë 21 Mars 2023

8 orë më parë

Dashi Do jeni në humor të shkëlqyer sot ju të dashuruarit dhe do ja shprehni akoma më shumë ndjenjat atij...

Flet shoqja e Keisit, për lidhjen e Keisit me Lorencin

8 orë më parë

Frensi Danga shoqja e Keisi Medinit, ka deklaruar në “Shqipëria Live” se nuk besonte te jetëgjatësia e raportit të saj...

Vedati i kundërpërgjigjet direkt Xhulit, ja çfarë bënë

8 orë më parë

Sonte gjatë Post Big Brother Kosova, janë duke u zhvilluar debate të shumta. Gjithashtu u rikkthye edhe debati i ‘komandant...

Xhamia në Prishtinë shtron iftare falas për studentët dhe familjet në nevojë

8 orë më parë

Xhamia “Prof. Bedri Kamberi” në Prishtinë do të shtrojë iftare në oborr për studentët dhe familjet në nevojë. Xhamia “Prof....

MË TË LEXUARAT

Çerkini: 67 herë kemi shku në Merdare me kqyr a është djali a çika jem

Tom Cruise bojkotoi ceremoninë e çmimeve Oscar, kjo është arsyeja

Fjalët e para të Xhulit pas daljes nga Big Brother VIP Kosova 

Ndryshim i madh, ja si është dukur Ana Kabashi pa operacione plastike

Veprimi i Nicole Kidman në Oscars, që bëri të gjithë të mendojnë se ajo ishte e dehur

Behgjet Pacolli: Kjo është autonomi politike dhe etnike, Kurti i ka borxh një shpjegim publikut

Gjithmonë gati për t’ju ndihmuar! Këto shenja horoskopi vendosin të tjerët para vetes

Shuma e ‘çmendur’ që harxhojnë shqiptarët për t’ju dërguar banorëve mesazhe brenda BBV

Hovenier për Asociacionin: Kurti të punojë me ne për zbatimin e kësaj marrëveshje

Fjolla Morina për babain e saj: Zoti qoftë me mua dhe ti nga larg

  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressiumi
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressiumi
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist