Spektri politik kosovarë, është momenti të tregojë pjekuri dhe vetëdijesim për menaxhim të situatës së krijuar pas mocionit për rrëzimin e qeverisë.
Respektimi i kushtetutës dhe zbatimi i mekanizmave të shtetit që të dilet nga kjo gjendje me kokë të ftohët ,aktualisht është patriotizmi më i madh në shërbim të vendit .
Zërat që vinë nga Shqipëria për rebelime në Kosovë dhe fryerja e zjarrit bahtirqe për luftë vëllavrasëse janë ftesa të papërgjegjshme me të cilat duhet të merret prokuroria e shtetit.
Secili individ,grup,apo subjekt që motivon dhe fton trazira në Republikën e Kosovës për shak të ambicieve politike, është subjekt me të cilin duhet të merret sistemi i drejtësisë. Republika e Kosovës e ka kushtetutën e vet si të dilet nga situata dhe nuk duhet asgjë më shumë se të zbatohet ajo.
Ata që kërkojnë trazira dhe luftë vëllavrasëse,janë në shërbime të së keqes që mund të sjellin Shqipërinë e vitit 1977.
Bota është në luftë me pandeminë aktuale, e cila nuk ka akoma recetë të zgjidhjes zyrtare, karshi një problemi të rrëzimit të qeverisë e cila menaxhohet nën udhëzimet kushtetuese.
Nëse qarqet politike shohin me sytë e Agim Bahtirit, që nuk është hera e parë që po kërkon gjakderdhje në Kosovë, është Gjykata Kushtetuese ajo e cila ofron mendimin profesional për dalje nga kriza politike që goditi Republikën e Kosovës dhe kjo nuk ishte e papritshme.
Dy subjekte që mezi kanë pranuar partneritet qeverisës, vetëm nuk është pritur ta prishin aq shpejtë marrëveshjen,përndryshe , qeveria e sapo e rrëzuar nuk është befasi që ka rënë në këtë mënyrë.
Krejt kjo,tash i takon një të kaluare dhe akuzat ndaj njëri tjetrit duhet të lihen anash për ta përjashtuar dhunën në Kosovë dhe atë në kohë pandemia globale.
Partitë politike është koha t’u drejtohen qytetarëve për qetësi dhe tejkalim me mirëkuptim që u shfaqën para nesh. Do të ketë kohë për pushtet dhe luftë politike nën konkurrencë të kritereve.
Më i votuari do ta ketë rastin për ta bërë qeverinë. Nuk guxojmë t’i ndajmë partitë politike në parti armiqësore dhe të acarohet populli. Inatet duhet të lihen anash e partitë duhet të fokusohen te shteti dhe populli. S.Krivaça /Kosovarja/