Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

PDK mbyll derën për koalicion me Kurtin: Qëndrojmë në opozitë

nga Revista Kosovarja

Partia Demokratike e Kosovës i është përgjigjur zyrtarisht ftesës së kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, për takim, duke ritheksuar se nuk do të jetë pjesë e shumicës qeverisëse dhe se do të vazhdojë të qëndrojë në opozitë.

Mbi artikull

Në letrën e siguruar nga Klan Kosova, të nënshkruar nga kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, thuhet se partia i referohet takimit të 10 korrikut dhe qëndrimeve të saj publike, duke konfirmuar se pozicioni i saj mbetet i pandryshuar.

“Në rrethanat aktuale, qëndrimi ynë është që të vazhdojmë të qëndrojmë në opozitë”.

PDK shpreh gjithashtu pritjen që Albin Kurti, në përputhje me përgjegjësinë që buron nga rezultati i zgjedhjeve të 7 qershorit 2026, të arrijë marrëveshje me partitë e tjera të përfaqësuara në Kuvend për krijimin e institucioneve të reja të vendit.

Moneytizer Paragrafi 4

Në këtë takim nuk do të marrë pjesë as Aleanca, pasi ajo insiston në ofertën e vet prej 6 pikash.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]