Ai vendosi një video për të përfunduar temën e mësimit të shpjeguar dhe filloi të bënte seks me partneren e tij, duke menduar që kamera ishte e fikur.
Raportohet se ngjarja ndodhi pak para Krishtlindjeve, por është bërë publike vetëm pak ditë më parë, kur dorëheqja e pedagogut u bë zyrtare.
Drejtori i Akademisë, Luca Cesari, e konsideroi atë si “një profesor të shkëlqyer, shumë popullor dhe respektuar nga studentët.”
“Fillimisht diskutuam me studentët për të dëgjuar mendimin e tyre, më pas folëm me profesorin, i cili dha dorëheqjen,”– tha ai.
Nga ana tjetër profesori u kërkoi falje duke thënë: “Unë do të dëshiroja të gjykohesha nga pikëpamja njerëzore, sepse nuk jam pervers dhe madje as ekzibicionist. Nuk e mendova që shihesha online. Personin që ishte me mua nuk e kisha takuar prej muajsh për shkak të pandemisë. Një gjë e tillë nuk më kishte ndodhur kurrë dhe nuk do të ndodhë më kurrë. Isha i bindur se studentët po ndiqnin videon dhe mësimin, ndaj e lamë veten të ‘lirë’.” /Panorama