Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Pejë, prindërit braktisin foshnjën në spital

nga Revista Kosovarja

Në spitalin e Pejës është raportuar se një foshnje është braktisur nga prindërit.

Mbi artikull

Në raportin 24 orësh bëhet e ditur se foshnja ishte sjell në spital nga prindërit në gjendje të rëndë shëndetësore.

Të dyshuarit pasi kanë lënë foshnjën janë larguar nga spitali teksa viktima është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm mjekësor.

“Rr. Nëna Terezë, Pejë 02.04.2021 – 09:00. Nga Spitali i Pejës është raportuar se ditë më parë, nga prindërit e saj është sjell foshnja viktima femër kosovare, në gjendje të rëndë shëndetësore. Të dyshuarit më pas janë larguar nga spitali dhe kanë lënë viktimën. Viktima është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm mjekësor. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e Policisë.

Moneytizer Paragrafi 4

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]