Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Për ata që duan të bëhen ushtarë, FSK-ja ka një njoftim me rëndësi

nga Revista Kosovarja

Për shkak të kërkesave të shumta Policia dhe gjykatat nuk po mund t’i pajisin me certifikata kandidatët për ushtarë të FSK-së. Prandaj ky institucion ka dhënë këtë njoftim:

Mbi artikull

NJOFTIM

Për shkak të kërkesave të shumta për pajisje me certifikata nga Gjykata dhe Policia e Kosovës nga kandidatët për rekrut në FSK, jemi njoftuar se Gjykatat dhe Policia nuk mund t’iu përgjigjen fluksit të madh të kërkesave për pajisje me këto dokumente në afatin e paraparë të konkurrimit.

Andaj i njoftojmë të gjithë kandidatët që dëshirojnë të aplikojnë se aplikacioni i tyre do të pranohet edhe nëse nuk i kanë certifikatën nga Gjykata dhe Policia e Kosovës.

Moneytizer Paragrafi 4

Kandidatët këto dy dokumente duhet t’i sjellin gjatë fazës së testimeve.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]