fbpx
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Për çka e përdorin meshkujt shqiptarë internetin e për çka femrat?

nga Revista Kosovarja
3 muaj më parë
në Kuriozitete
FacebookTwitterWhatsappLinkedin

Meshkujt shqiptarë e përdorin pak më shumë internetin në krahasim me femrat, sipas një raporti të fundit të të EUROSTAT-it. 

Në vitin 2021 (kur raportohen të dhënat e fundit për Shqipërinë), 78% e grave, nga mosha 16 deri në 74 vjeç e kishin përdorur internetin të paktën një herë në javë gjatë tre muajve të fundit përpara se të kryhej sondazhi, përkundrejt 86.7% që ishte mesatarja për të njëjtën periudhë për gratë në Bashkimin Evropian.

Burrat shqiptarë e përdorin më shumë internetin. 80% e burrave, nga mosha 16 deri në 74 vjeç e kishin përdorur internetin të paktën një herë në javë gjatë tre muajve të fundit përpara se të kryhej sondazhi, përkundrejt 87.7% që ishte mesatarja për të njëjtën periudhë për burrat në Bashkimin Evropian.
Përdorimi i internetit, si nga gratë ashtu dhe nga burrat është më i ulëti në rajon, sipas statistikave të EUROSTAT-it, me përjashtim të Bosnjë e Hercegovinës dhe ndër më të ulëtit në Evropë, së bashku me Greqinë e Bullgarinë.

Rekordin në Evropë e mbajnë Islanda, Norvegjia, Zvicra, Suedia, me përdorim mbi 95%, si për meshkujt ashtu dhe për femrat.

Meshkujt rrinë më shumë në rrjete sociale dhe lexojnë më tepër lajme

Në Shqipëri, meshkujt mbizotërojnë në rrjete sociale. 79.16% e burrave e kanë përdorur internetit për të hyrë në rrjete sociale, që nënkupton krijim profili, ose postime në Facebook, Twitter e të tjera, përkundrejt 73.9% të femrave.

Ndonëse e përdorin më pak internetin, shqiptarët rrinë në rrjete sociale më shumë sesa suedezët, apo norvegjezët, apo dhe serbët e boshnjakët, por nga e kalon Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi.

Rrjetet sociale në Shqipëri i përdor më shumë grupmosha nga 15-29 vjeç, me mbi 94%, ku rekordin e mbajnë 20-24 vjeçarët me 98.2% (për të dyja gjinitë).

Meshkujt shqiptarë janë më aktivë se femrat edhe për leximin e lajmeve online, me përkatësisht 62.4%, përkundrejt 54.2%.

Sipas grup moshave (të dyja gjinitë), më shumë lexojnë lajmet në internet të rinjtë 25-29 vjeç (rreth 70%). Por edhe më të moshuarit e përdorin tashmë internetin për tu informuar (39% të grup moshës 55-74 vjeç).

Edhe për të kryer veprime bankar përmes internetit, burrat janë më aktivë (7.41% kundrejt 5.78%), ndonëse për të dy kategoritë kjo peshë është shumë më e ulët se mesatarja evropiane prej mbi 64%.

Veprimet për internet banking i kryen më shumë grupmosha 25-34 vjeç, me rreth 19% që e kanë përdorur internetin për këtë punë.

Femrat në Shqipëri e përdorin internetin më shumë se meshkujt për të kryer telefonata ose thirrje video dhe për të kërkuar informacion për shëndetin.

Përdorimi në Evropë

Në vitin 2022, gratë në BE përdorën internetin pak më pak se burrat (87 % e grave të moshës 16 deri në 74 vjeç përdorën internetin të paktën një herë në javë në tre muajt e fundit para sondazhit, krahasuar me 88 % të burrave.

Kur shikohet se për çfarë përdoret interneti, kishte një përqindje më të vogël të grave sesa burrave në BE që lexonin lajmet në internet (71 % e grave dhe 74 % e burrave që përdornin internetin në tre muajt e fundit para sondazhit) dhe kush përdorte internet banking (64 % e grave dhe 67 % e burrave).

Nga ana tjetër, një përqindje më e lartë e femrave sesa e meshkujve përdorën internetin për të kërkuar informacion shëndetësor (68% e femrave dhe 56% e meshkujve), për të bërë thirrje telefonike apo video (75% e femrave dhe 71% e meshkujve) dhe për të marrë pjesë në rrjetet sociale (66 % e femrave dhe 62 % e meshkujve).

Për dërgimin dhe marrjen e e-maileve kishte dallime më të vogla (85 % e grave dhe 86 % e burrave). /Monitor


Etiketa: FemratmeshkujtTelefoni

POSTIME TË NGJASHME

Kuriozitete

A jeni në dijeni se Twitter do ta ndryshojë emrin?

15 orë më parë
Kuriozitete

Faik Konica: Shqiptarët kur i lë treni, kurrë nuk thonë u vonuam, por na iku

16 orë më parë
Kuriozitete

Këtu mund ta shikoni LIVE kampionatin më të “zjarrtë” në Evropë

17 orë më parë
Kuriozitete

Si janë dërguar letrat e dashurisë nëpërmjet pëllumbave?

23 orë më parë
Kuriozitete

Fituesi i shtatë lotarive që u bë milioner tregon sekretin e fitoreve të tij

2 ditë më parë
Kuriozitete

Ja përse femrat e padepiluara janë më seksi, më të shëndetshme dhe më inteligjente

2 ditë më parë
Postimi tjetër

Fituesi i “Big Brother Kanada” i dërgon mesazh Luizit pas nominimit Olta-Kiara

Nga nominimi me Kiarën, Olta përlotet: Ndihem shumë keq

Ish-banori i BBV opinionist i “Për’Puthen”?

TË FUNDIT

Çfarë ndodh në trupin tuaj pas pirjes së kafesë?

15 minuta më parë

Brenda dhjetë minutave të para, kafeina hyn në qarkullimin e gjakut dhe përhapet në të gjithë trupin tuaj, duke bërë...

Jori rikthehet në ekran, ja në cilin emision do e shohim

30 minuta më parë

Jori Delli ka qenë e ftuar ditën e sotme në një nga rubrikat e emisionit “E Diell”. Ku përveç debateve...

Rusia hedh në erë digën në rajonin Kherson

47 minuta më parë

Forcat ruse kanë në erë një digë të madhe në Ukrainën jugore në qytetin Nova Kakhovka në pjesën e kontrolluar...

Getinjo sjell lajmin e shumë pritur, ja çfarë thotë

59 minuta më parë

Reperi Getinjo ka në plan të djegë rrjetin sërish po kësaj radhe me një këngë. Me anë të një postimi...

Fillon takimi i Osmanit me emisarët Lajçak e Escobar

1 orë më parë

Para pak minutash ka nisur takimi i presidentes së Kosovës Vjosa Osmani me të dërguarit e BE-së dhe SHBA-së Miroslav...

Keisi refuzon publikisht Kristin

1 orë më parë

Duket se Keisi nuk i ka pritur mirë deklaratat që Kristi ka bërë pas Big Brother VIP duke u shprehur...

MË TË LEXUARAT

Jori më në fund zbulon sekretin për jetën e saj

Jori rikthehet në ekran, ja në cilin emision do e shohim

Elgiti dhe Klea i bëjnë kujtimin më të bukur djalit në ditëlindjen e tretë

Romeo Veshaj zbulon se çfarë e ‘pengon’ të krijojë një lidhje dashurie

Shakira rikthehet në Barcelonë pikërisht në përvjetorin e ndarjes me Pique

Kurti shkon në Bratisllavë përkundër trazirave në veri

Don Xhoni i dedikon këngë modelës ruse

Ky është dedikimi dhe dhurata më e bukur e Luizit për Kiaren

Rita Ora uron muajin e krenarisë, tregon çfarë ka mësuar nga komuniteti LGBT+

“Kërset grushti” në plazhin shqiptar ende pa filluar sezona- kjo është arsyeja

  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressiumi
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressiumi
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist