fbpx
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Për gjumë të qetë të foshnjave

nga Revista Kosovarja
2 muaj më parë
në Aktuale
FacebookTwitterWhatsappLinkedin

Të shumtën e rasteve prindërit përballen me net të gjata pagjumësie pas lindjes së fëmijës, të paktën gjatë vitit të parë të jetës.

Këto net të kaluara pa gjumë mund të ndikojnë shumë negativisht në jetën e tyre, sidomos nëse janë të vazhdueshme dhe nëse ditën tjetër prindërve do t’u duhet të shkojnë edhe në punë. Gjatë muajve të parë të jetës fëmijët e vegjël flenë për shumë orë në harkun kohor të 24 orëve, por asnjëherë për më shumë se gjashtë orë pa ndërprerje, kjo pasi fëmija ka nevojë për t’u ushqyer shpesh, megjithatë ka fëmijë që nuk mund të qëndrojnë në gjumë as më shumë se tre orë.

Disa fëmijë flenë shumë pak dhe bëjnë një gjumë aspak të qetë, kanë një gjumë të irrituar dhe shpesh shfaqin nevojën e kujdesit të prindërve në mënyrë që të jenë në gjendje të vazhdojnë të flenë përsëri. Duke qenë se kjo është shumë e lodhshme dhe aspak e mirë për prindërit, duhet të merrni në konsideratë disa veprime që duhen bërë gjatë ditës në mënyrë që fëmija të bëjë një gjumë më të qetë gjatë natës.

Por, cilat janë këto veprime?
Deri në këto momente janë shkruar shumë libra si edhe janë bërë studime të ndryshme në lidhje me mënyrën se si duhet të veprojnë prindërit për ta ndihmuar fëmijën të bëjë një gjumë të qetë.

Pavarësisht mënyrës që do të vendosni të praktikoni me fëmijën tuaj, duhet të dini se fëmija ka nevojë të ndihet i sigurt edhe ndërsa është gati për të fjetur gjumë, dhe këtë do ta bëjë duke ndier prezencën tuaj afër. Veprimet e mëposhtme, (kontrolli i të qarës së fëmijës me anën e prekjes, por pa i folur apo e marrë në krahë), e sigurojnë fëmijën që ju jeni atje dhe nuk e keni braktisur.

Ja si të ndihmoni fëmijën të flejë më i qetë gjatë natës:

• E mbani pranë vetes sa më shumë të jetë e mundur
Përpiquni që gjatë ditës fëmija të qëndrojë sa më shumë të jetë e mundur pranë jush, duke mos ja mohuar në asnjë mënyrë kontaktin me ju. Për ta bërë sa më të lehtë një gjë të tillë mund t’ju vijë në ndihmë përdorimi i marsupit. Para se ta vendosni fëmijën në shtratin e tij duhet ta përkëdhelni sa më shumë, ta puthni si edhe t’i flisni me zë të qetë. Një alternativë shumë e mirë do të ishte edhe këndimi i një ninulle të cilën duket se fëmijët e vegjël e vlerësojnë së tepërmi.

• E ndihmoni të bëjë dallimin midis ditës dhe natës
Fëmijët e vegjël e fitojnë shumë ngadalë këtë aftësi, kështu që do të ishte shumë mirë nëse ju do të përpiqeshit ta ndihmonit atë. Por si mund ta bëni këtë? Gjatë ditës duhet të luani dhe të bëni aktivitete të ndryshme, t’i flisni sa më shumë , t’i këndoni këngë, pra të përpiqeni ta mbani aktiv fëmijën. Të kundërtën duhet të bëni gjatë natës, nëse fëmija juaj fillon të qajë për t’u ushqyer, duhet t’i ofroni gjirin apo biberonin në momentin që ai nuk është zgjuar plotësisht nga gjumi, duke e bërë këtë gjithmonë pa ndezur dritën dhe pa bërë zhurmë. Nëse fëmija ka nevojë që gjatë natës të ndërrohet duhet ta bëni këtë sa më shpejt të jetë e mundur dhe pa përdorur letra të lagura shumë të ftohta (e ngrohni më parë me duart tuaja, duke e prekur). As në këtë rast nuk duhet të ndizni dritë të madhe në dhomë. Kjo do të jetë një mënyrë e mirë për ta bërë fëmijën të kuptojë se nata është për t’u qetësuar dhe jo për të qëndruar zgjuar.

• Krijoni një rutinë darke
Duhet të krijoni një rutinë të përditshme të cilën duhet ta ndiqni çdo mbrëmje me shumë përpikëri. Rutina mund të përfshijë një banjë të ngrohtë, një ninullë, një përrallë, një masazh etj. Ju duhet të përpiqeni të kuptoni se çfarë aktiviteti e qetëson më tepër fëmijën tuaj dhe më pas ta përfshini në rutinën e mbrëmjes, në këtë mënyrë fëmija do ta kuptojë se çfarë veprimi pason, pra në këtë rast gjumi.

• Evitoni substancat që mund të shqetësojnë fëmijën
Nëse jeni duke e ushqyer fëmijën me gji duhet të evitoni konsumimin e kafesë, çajit, çokollatës, xhinxherit, nikotinës dhe të gjitha substancave të tjera që mund ta ngacmojnë fëmijën. Nëse e keni shumë të vështirë të qëndroni pa kafe duhet të limitoheni duke pirë një filxhan në mëngjes. Nëse ju vetë vuani nga pagjumësia, mund të konsumoni një filxhan kamomil në mbrëmje ose magnez (nëse nuk e merrni mjaftueshëm nëpërmjet ushqimeve). /KP/


Etiketa: femijetGjumi i qete

POSTIME TË NGJASHME

Aktuale

“Thoni Escobarit s’ka marrëveshje pa njohje”, “Kryeministër mos shpif”, vazhdojnë përplasjet e Kurtit me opozitën

49 minuta më parë
Aktuale

Borrell: Së shpejti do t’i ftojë Kurtin dhe Vuçiqin për takim në Bruksel

2 orë më parë
Aktuale

Abdixhiku-Kurtit: Çfarë ke pranuar saktësisht, trego hapur pa frikë, shqip para të zgjedhurve të popullit

2 orë më parë
Aktuale

Kaq raste me COVID-19 u shënuan brenda 24-orëve në vend

2 orë më parë
Aktuale

Tërmet në Shqipëri

2 orë më parë
Aktuale

Turqi: Nxirret e mbijetuar foshnja pas tri ditë nën rrënoja nga ekipet e shpëtimit

3 orë më parë
Postimi tjetër

Horoskopi ditor, e mërkure 30 nentor 2022

Nëse e ndjeni këtë simptomë kur jeni shtrirë, duhet të kontrolloni menjëherë gjakun

Rreziku i një lidhjeje të re pas ndarjes: Kur jeni ju vërtet gati?

TË FUNDIT

Hey Siri: Kjo është gruaja pas zërit të famshëm

13 minuta më parë

Ju e njihni zërin e saj, por ndoshta jo emrin e saj. Siri është gjithmonë aty për ju dhe nëse...

“Mos u merakos ti për këtë punë”, përgjigja e Konjufcës ndaj Zemajt shkakton të qeshura në Kuvend

20 minuta më parë

Kryeparlamentari Glauk Konjufca është i njohur për batuat e tij që i bën herë pas here në seancat e Kuvendit...

Tuna e ka një lutje shumë të ëmbël për dikë?

27 minuta më parë

Grafitet me slogane e mbishkrime, janë mjaftë interesante dhe hasen kudo. Tuna, e ka gjetur në rrugë një mbishkrim lutës...

Bledi Mane vazhdon të ofendojë kosovarët edhe brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania

43 minuta më parë

Banori më i ri i shtëpisë së Big Brother është bërë gazetari, Bledi Mane. Në klipin e tij prezantues, Mane...

“Thoni Escobarit s’ka marrëveshje pa njohje”, “Kryeministër mos shpif”, vazhdojnë përplasjet e Kurtit me opozitën

49 minuta më parë

Kanë vijuar replikat e kundër replikat mes kryeministrit Albin Kurti dhe dy kryetarëve të partive më të mëdha të opozitës....

Rita Ora tërheq vëmendjen me stilin e saj rrugëve të Los Angelesit

57 minuta më parë

Rita Ora edhe kësaj radhe ka marr vëmendje me aparencën e saj. Artistja shqiptare ishte rrugëve të Los Angelesit teksa...

MË TË LEXUARAT

​Tri vjet nga vdekja e Bilbilit të Kosovës Nexhmije Pagarusha

Aktorja e njohur akuzon çmimet Oscar për racizëm

Hana në krahët e babit Mozzik dhe xhaxhai Getinjo

Mashtrimi i 20-vjeçares që u prezantua si mjeke në Mitrovicë

Recetë tradicionale shqiptare, kek me çaj mali

Egzona uron vjehrrën me fjalët më të mira

Afrona Dika e zbulon personin që është në lidhje

Himena eleminohet nga BBVK

Një super mami me stil si Einxhel Shkira

Xhuli: Shoku im e ka marrë gruan nga ‘pufi’, sot ka fëmijë dhe është i lumtur me të

  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressiumi
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressiumi
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist