fbpx

Për herë të parë shënohet përvjetori i Pavarësisë së Kosovës në Beograd

nga Revista Kosovarja

Për herë të parë në Serbi është shënuar 15 vjetori i Pavarësisë së Kosovës.

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi, Ragmi Mustafi, njoftoi se ky organizim u bë me ftesë të ambasadorit Jetish Jashari.

“Me ftesë të ambasadorit, Sh. T. Z. Jetish Jashari, për herë të parë u shënua përvjetori i pavarësisë së Republikës së Kosovës në Beograd, në 15 vjetorin e saj!”, ka shkruar ai.

Mustafi shkroi se përveç përfaqësuesve institucional e politik të Luginës së Preshevës, prezent ishin edhe përfaqësuesit e shoqërisë civile në Beograd, e përfaqësues të misioneve diplomatike ndërkombëtare.

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]