Të gjithë kanë dëgjuar për emrin e saj. Ditë më parë edhe mediave të huaja u doli punë me të duke e ngatërruar me shoqen e reperit të njohur amerikan ‘Tyga’.
Por jo vetëm kaq, rep artistes kosovare i vardisen shpesh edhe futbollistët e Real Madridit, gjë të cilën e ka pranuar edhe vet ajo, shkruan “Kosovarja”.
Doruntinë Shala vajza nga Prizreni ndryshe e njohur si Tayna po vazhdon të ketë vëmendje të madhe mediatike, qysh nga hiti i saj i parë ‘Columbiana’.
E pas saj, ajo vazhdoi me këngë tjera të cilat u shndërruan po ashtu në hite.
Tayna ndër të tjera komentohet shumë edhe për shkak të provokimeve që bën në rrjetet sociale.
Edhe së fundmi, nuk ka shpëtuar pa bërë një gjë të tillë.
Me pushkë në kukë, e madje e zhveshur thuajse krejtësisht ajo po pret ‘armikun’ misterioz.
A thua kë se?/Kosovarja/