Fituesi i edicionit të dytë të Big Brother VIP, Luiz Ejlli vazhdon të mbetet një ndër emrat më të komentuar dhe më të pëlqyer nga publiku shqiptar.
Këngëtari i cili fitoi një popullaritet të madh gjatë qëndrimit të tij në shtëpinë e famshme numëron në profilin e tij në Instagram mbi 600 mijë ndjekës, me të cilët ka ndarë një foto në “instastory” ku tregon personin që i ka zbuluar talentin e tij për këngën, duke e mbështetur dhe mësuar të këndojë.
Bëhet fjalë për një murgeshë emrin e të cilës Luizi ka zgjedhur të mos e bëj publik, por duket se është shumë falënderues ndaj saj dhe i kërkon falje për sjelljen e keqe që ai ka bërë kur ishte i vogël.