Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Për këto shenja horoskopi, jeta është më e bukur single

nga Revista Kosovarja

Ata preferojnë të takojnë shumë njerëz dhe të udhëtojnë në skajet më të largëta të botës.

Lidhjet mund të jenë të komplikuara për shumë njerëz, prandaj me siguri ju ka ndodhur të dëgjoni fjali të tipit “Jam më mirë vetëm”, “Nuk je ti, jam unë”, “Kam nevojë për më shumë hapësirë”, “Kam nevojë të rri pak vetëm” e të tjera si këto.

Kjo mund të jetë e vërtetë, nëse këto “justifikime” vijnë nga personat që i përkasin këtyre shenjave të horoskopit që do t’ju tregojmë më poshtë:

Shigjetari

Moneytizer Paragrafi 4

Për një aventurier si Shigjetari, një lidhje nuk është gjithmonë opsioni më i mirë. Kjo nuk do të thotë se ata s’janë romantikë, thjesht janë një “shpirt aq i lirë”, sa për ta është e vështirë të bëjnë kompromise për hir të një marrëdhënieje.

Ata preferojnë të takojnë shumë njerëz dhe të udhëtojnë në skajet më të largëta të botës.

Peshqit

Peshqit e adhurojnë romancën, por kur ndjejnë se romanca po i “mbyt”, gjejnë një mënyrë për t’u larguar. Ata kanë nevojë për mjaft vetmi dhe paqe në mënyrë që të funksionojnë si duhet.

Peshqit e duan dashurinë, por bota e tyre është aq e bukur, sa mund ta gjejnë dashurinë kudo.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]