fbpx

Për regjistrimin e diasporës lansohet platforma online ‘ReKos 2024’

nga Revista Kosovarja

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) kanë lansuar platformën online për regjistrimin e diasporës në Regjistrimin e Popullsisë.

Kjo platformë quhet ReKos 2024.

“Ftohen qytetarët e Kosovës që jetojnë në diasporë që ta shfrytëzojnë këtë mundësi për ta bërë regjistrimin online në linkun: https://ediaspora.rks-gov.net/

Regjistrimi i Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave (ReKos 2024) realizohet nga data 5 prill deri më 17 maj 2024.

Ky aplikacion është i disponueshëm në tri gjuhë: shqip, anglisht dhe serbisht.


Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]